Aksident i rëndë në SHBA, makina ‘merr përpara’ 7 automjete, vdesin dy persona, plagosen 16 të tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Çikago të SHBA-ve ku një makinë që po qarkullonte në drejtim të kundërt u përplas me disa automjete të tjera në një kryqëzim duke shkaktuar dy të vdekur dhe 16 të plagosur. Mes të plagosurve janë edhe shtatë fëmijë, shkruajnë mediat e huaja.

Automjeti, po udhëtonte me një shpejtësi shumë të lartë në drejtim të gabuar. Pasi hyri gabimisht në kryqëzim, makina u përplas me 7 automjete të tjera duke shkaktuar një kaos në rrugë.

16 personat e plagosur u dërguan në spitalet e zonës, ndërsa 11 prej tyre raportohet të jenë në gjendje më të rëndë. Makina që shkaktoi aksidentin tragjik, ishte raportuar e vjedhur më herët gjatë ditës së mërkurë dhe brenda saj u gjet një armë zjarri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *