Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas të miturin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan, ku një makinë ka përplasur një fëmijë tre vjeç.

Burimë për mediat bëjnë me dije se fëmija ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa pas aksidentit, familjarët të irrituar kanë sulmuar me gurë automjetin. Mësohet se fëmija ka qenë duke kaluar nga një anë në tjetrën në rrugë në momentin që është përplasur nga mjeti.

Sakaq, policia po mbledh provat dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *