Aksident i dyfishtë në Vlorë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.

Burime për median bëjnë me dije se, një automjet tip ‘Audi’ është përplasur me një kamion në rrugën e Lumit të Vlorës.

Mësohet se si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit ‘Audi’, ku është nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë, lagështia në rrugë dhe shpejtësia që qarkullohet në këtë segment rrugor.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *