Aksident i dyfishtë në Vlorë, ka të plagosur

Dy persona kanë janë aksidentuar këtë të hënë në Vlorë teksa ishin duke udhëtuar me motor.

Mësohet se motomjeti i tyre është përplasur me një automjet tip “Toyota’, me shofere shtetesen A. P., 35 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, dy të rinjtë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 06:25, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet tip “Toyota” me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *