“Ajo është luftëtare e lindur, do t’ia dalë”/ Publikohet letra e trishtë e nënës që ndjeu atakun kardiak të fetusit ende pa lindur

Isha në javën e 36-të të shtatzënisë kur e ndjeva. Sapo kisha vënë në gjumë tre fëmijët e mi, kur ndjeva se bebi u rrotullua 180° në barkun tim. Kërceva pupthi nga shtrati dhe ma ndjeu zemra se nuk ishte një gjë normale ndaj së bashku me bashkëshortin nxitova të shkoja në spital.

Brenda pak minutash Georgia, kështu e kisha pagëzuar vajzën ende pa lindur, ishte qetësuar dhe nuk lëvizte më! Mjekët ishin të mendimit se asgjë nuk kishte ndodhur ndaj nuk iu nënshtrova asnjë kontrolli të veçantë.

Mëngjesin e së nesërmes ndihesha shumë keq. Barkun e ndjeja të tendosur dhe kisha dhimbje. Vetën pas disa muajsh shqetësimesh aspak të zakonshme, iu nënshtrova një skaneri dhe në atë moment mjekët vunë re që zemra e Georgias rrihte shumë shumë shpejtë. Ata nuk dukeshin të alarmuar, por unë isha, kështu që kërkova një ultratingull. Sapo pashë zemrën e Georgias ajo dukej sikur do i dilte nga kraharori nga të rrahurat u tmerrova. Kurrë nuk kisha kaluar në gjendje shoku, por në ato momente trupi im filloi të mos më përgjigjej dhe vetëm shkundej pa vetëdije. Përjetova një sulm paniku dhe natën e kalova në spital. Mjekët nuk po shpjegonin dot gjëndjen shëndetësore të Georgias.

Isha në javët e fundit të shtatzënisë dhe mjekët u detyruan të më çonin në sallën e operacionit për të sjellë në jetë vajzën. Kur lindi ajo nuk qau si të gjitha foshnjet e tjera.

Nuk e dëgjova të qante atë ditë dhe për pesë javë të tjera. Pasi erdhi në jetë, Georgia u mbajt gjallë falë makinave që punonin në vend të zemrës së saj. Vogëlushja ime kishte pësuar një atak në zemër javën e 36-të të shtatzënisë, natën kur unë po shihja televizor e shtrirë në divan. E ndjeva dhe askush s’më besoi.

Ekipi i Spitalit të Fëmijëve të Bostonit propozoi një procedurë eksperimentale. Ajo përfshinte marrjen e një miliard mitokondrive nga qelizat e shëndetshme të muskujve të saj dhe injektimin e tyre në pjesën e dëmtuar të zemrës! Këto mitokondri të shëndetshme do të ringjallnin qelizat e dëmtuara dhe do të riparonin zemrën e saj.

Georgia erdhi në jetë në maj të këtij viti dhe ende nuk mund ta them nëse këto makineri do zëvendësojnë zemrën e vogëlushes sime dhe për shumë kohë, por di që ajo është një luftëtare e lindur dhe do t’ia dalë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *