“Agresioni Rus, po shkatëron spitalet”, OBSH: Numri i viktimave po rritet çdo ditë

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore e Shëndetësisë, Jarno Habicht, ditëve të fundit ka dalë me njoftimin se si pasojë e luftës, Rusia ka shtuar sulmet ndaj spitaleve.

Deri më tani janë raportuar mbi 70 sulme ndaj ambulancave dhe spitaleve, numër ky i cili po vijon të rritet dita ditës.

Sipas, OBSH-së, këto sulme i kanë shkaktuar Ukrainës të paktën 71 viktima dhe 37 të plagosur, ku ndër të tjera shkruhet se shënjestrimi i këtyre objekteve shëndetësore janë bërë pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës moderne.

“Ne jemi të shqetësuar se ky numër po rritet çdo ditë,” i tha BBC-së përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë”, tha ai.

Ndër të tjera ai shton se këto sulme kanë dëmtuar spitalet, transportet mjekësore dhe dyqanet e furnizimeve, por OBSH ka regjistruar gjithashtu rrëmbimin ose ndalimin e mundshëm të personelit të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *