Afera e inceneratorëve, reagon PD: Paratë nga xhepi i qytetarëve vazhdojnë të rrjedhin

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Përmes një deklarate për mediat, sekretarja Jola Hysaj tha se kompania e inceneratorëve nuk i djeg plehrat pasi akoma nuk kanë impiant, por i mbulojnë dhe se paratë nga xhepi i qytetarëve vazhdojnë të rrjedhin.

Sakaq shtoi se shkarkimi i zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nuk ndryshon gjë në jetën e aferës sepse vjedhja shkon më lart se tigri prej letre.

“Kompania e inceneratoreve që nuk digjen kurrë dhe asgjë përveç parave publike do të marrë edhe  6.1 mln euro nga qeveria.  Quajeni bonus për rrjepjen e qytetarëve, sepse mbetjet nuk digjen mbulohen sepse ende nuk ka një impiant. Paratë nga buxheti i shtetit pra nga xhepi juaj vazhdojnë të rrjedhin. Mafia e plehrave ka imunitet politik. Shkarkimi i Arben Ahmetajt nuk ndryshon gjë në jetën e aferës sepse vjedhja shkon më lart se tigri prej letre. Qeveria nuk ndalet se ato që  e hanë janë peshqit e vegjël se të mëdhenjtë nuk preken. PD i bën thirrje SPAK që të vrasë frikën, çdo stepje çdo mbyllje sysh para shumave të tilla që nuk kthehen në punë.  Opozita e bashkuar në frontin e betimit kombëtar do të përkrahë çdo prokuror që mbron interesin kombëtar Një qeveri që vjedh popullin e vet nuk përfaqëson shumicën por një klik.  Shqipëria në rrezik”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *