Dje Byroja Kombëtare e Hetimit, në bashkpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kryen veprime proceduriale të karakterit personal ndaj shtetasit Enea Karakaçi.
Ky individ, i njohur gjërësisht si “dora e Belës”, ku i referohen zv Kryeministres Belinda Balluku, prej më shumë se dy vitesh drejton OSSHE. Një institucion hambar miliardash euro tendera që shqyhen dhe ndahen në varësi të grupeve dhe klaneve që e drejtojnë.
Pasi për shumë vite OSSHE “hodhi” vallen e Durrësit, tashmë OSSHE po hedh “vallen” e Belës, një valle me motive korrupsioni dhe ndarje parash publike nëpër një dorë të caktuar njerëzish.
I besuari i saj, Enea Karakaçi i vendosur në krye të OSSHE pas largimit të famozit Ardian Çela, përveçse ndërroi shoferin, përqindjet dhe klientët fitues, asgjë tjetër nuk I ndryshoi insitutucionit.
Kështu nën drejtimin e Enea Karakaçit, OSSHE ka dhënë miliona euro pothuajse sa fondi limit për Vilma Nushin.
Një tjetër personazh që ka marrë miliona euro nga OSSHE me miratim të Belindës dhe firmë të Enea Karakaçit është edhe kontroversi Agron Papuli, i cili edhe përse fiton miliona euro tendera nga OSSHE dhe nga institucione të tjera, sërish nuk ka arritur të “bëjë” lekët për të paguar taksën e ndikimit në mjedis për kullën tek Rruga e Kavajës, të cilën ka 3 vjet që ka marrë lejen, por në terren anjë veprim konkret.
Kleanthi Prifti dhe një shpurë e gjerë bisnesmenësh janë klientët e preferuar të Enea Karakaçit, I cili pas miratimit të padrones së tij, firmos fap e fap për këtë grusht njerëzish, të cilët fusin lekë në xhep në mënyrë të pa justifikuar.
Aksioni i BKH dhe SPAK me kontrollin e zyrës dhe banesës së administratorit të OSSHE Enea Karakaçi si edhe sekuestrimi i telefonit të tij, mund të jetë një “zile” që po shkon në drejtim të Beliinda Ballukut?
Kujtojmë se deri më sot SPAK ka “goditur” një numër të madh zyrtarësh publikë me akuzën e vjedhjes dhe abuzimit me detyrën, por nga të gjithë të “goditurit”, Enea Karakaçi është “subjekti” i parë serioz që është afër zv Kryeministres Belinda Balluku.
Ajo që do të konkludojë SPAK, pas këtij hetimi do të jetë interesante pasi do të zbulohet nëse ka ngrënë Enea Karakaçi “dardha” pas kurrizit të Belinda Ballukut apo kjo e fundit së bashku me enturazhin e saj kanë ngrënë “kajsia” pas shpatullave të Edi Ramës?
Por e sigurt është që lekët e shqiptarëve, janë konvertuar në euro dhe janë bërë tashmë “rrush & kumbulla”.
