A është luks të ngrohja në dimër? Ahmetaj: Sipas nivelit të harxhimit

Teksa kishte dalë në konferencë për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj foli në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë.

“Biznesi i vogël dhe qytetarët, familjarë nuk do të kenë rritje të çmimeve Në konceptin e progresivitetit kush do fitoj më pak do paguaj më pak. Ndërsa familjet që shpenzojnë mbi 700 KW do të paguajnë edhe më shumë. Shumicës dërrmuese nuk i ndryshon çmimi. Nuk është se po harxhon lavatriçja apo televizori po flasim për një kapacitet shumë të lartë. Këto familje që mendohet të kenë më shumë të ardhura do trajtohen me progresivitet në atë aspekt. Ndërsa 7500 sipërmarrje sot paguajnë 18 lekë pasi janë mbështetur nga buxheti i shtetit për mos ti lënë në mëshirë të fatit .
Pra ata që kanë të ardhura mesatare dhe të ultë nuk do të preken nga rritja e çmimeve,” u shpreh ai

Ahemtaj preku edhe temën e nxehtë që ka hapur debat edhe në opinionin publik sa i takon legalizimit të kanabisit mjekësor sipas tij qeveria është duke u konsultuar edhe me vendet e tjera.

“Këshillimi Kombëtar është një risi, pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shembullore. Qytetarët kanë marrë vendime të rëndësishme së bashku me qeverinë, ka elementë socialë të rëndësishëm, që do të referohen dhe nga ministrja e shëndetësisë, apo ajo e financave.
Sa i takon kanabisit mjekësor, ne jemi duke u konsultuar me shtetet më të zhvilluara, BE, SHBA, Izraeli dhe Britania e Madhe.
Kjo ndodh rëndom në disa vende të BE, dhe shumë shpejtë do të kemi gati draftin për lejimin e kanabisit mjekësor”, u shpreh Ahmetaj

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *