A do të kete një ofensivë ushtarake NATO ndaj Rusisë? Ja se çfrarë thotë  Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg ka deklaruar se nuk janë duke planifikuar një ofensivë ushtarake në Rusi. Duke folur në një takim me ministrat e Jashtëm të NATO-s, Stoltenberg deklaroi se Rusia nuk i ka arritur objektivat e saj strategjike.

“Ata nuk po marrin Kievin, ata po tërhiqen në Kharkiv. Ofendiva et yre në Donbas ka ngecur”, ka thënë ai.

Stoltenberg ka shtuar gjithashtu se Ukraina mund ta fitojë këtë luftë.

Komentet e tij vijnë pasi Ministria e Mbrojtjes e Britanisë (MM) vlerëson se Rusia ka humbur rreth një të tretën e forcës së saj luftarake tokësore që nga fillimi i luftës në shkurt.

Në vlerësimin e saj, humbjet e Rusisë përfshin burrat e vrarë ose të plagosur dhe pajisjet e shkatërruara ose të kapura.
Forcat ukrainase po kundërsulmojnë në qytetin e Izyum, tha guvernatori rajonal Oleh Sinegubov, diçka që mund të komplikojë planet ruse për të kapur Donbasin.
Megjithatë, ushtria e Ukrainës pranoi gjithashtu pengesat në përditësimet e saj të fundit, duke thënë se Rusia po përparonte në disa zona në rajon.

Burimi: BBC

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *