A do të arrestohet ish Presidenti i SHBA Donald Trump?

 

Teknikisht, po. Kur ish-presidentit i merren shenjat e gishtave dhe ato përpunohet në gjykatë, ai më pas është nën arrest dhe në paraburgim.

Gjatë kësaj kohe, kur ish-presidentit do t’i merren shenjat e gishtave, ai do të plotësojë dokumentet dhe do t’i nënshtrohet një kontrolli të kryqëzuar për çdo akuzë të pazgjidhur penale.

Atij do t’i lexohen gjithashu të drejtat e tij “Miranda”, duke i kujtuar të drejtën e tij për tu mbrojtur me kushtetutë për një avokat dhe të refuzojë të flaës me policinë.

Por disa lehtësime do t’i jepen Trumpit gjatë peocesit.

Ekipi ligjor i Trump ka thënë se ai nuk do të prangoset dhe gjykata mund të pranojë t’I lejojë atij një hyrje private në gjykatë, në vend të “perp walk” e cila është më tipike para mediave të mbledhura.

Gjithashtu nuk ka gjasa që t’I bëhet edhe fotografia e fytyrës

Ka ende shumë gjëra që nuk dihen, por këtu është një skicë e shkurtër e ngjarjeve të ditës.

Trump duhet t’u dorëzohet  autoriteteve diku para orës 14:15 me orën locale (19:15 BST), kur seanca e tij do të fillojë në Manhattan.

Nuk dihet saktësisht se kur ai po planifikon të shkojë në gjykatë, por ka disa spekulime se ai mund të shkojë disa orë përpara seancës.

Pas seancës gjygjësore, ish-presidenti do të kthehet në Florida, ku ka thënë se do t’u drejtohet disa prej mbështetësve të tij rreth orës 20:15.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *