A do kandidojë sërish për president? Trump: Prisni deri më 15 tetor…

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dje se së shpejti do të bëjë një “njoftim shumë të madh” nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, Florida.

Gjatë një tubimi të mbajtur dje në Ohio përpara zgjedhjeve afatmesme në SHBA, Donald Trump u tha mbështetësve republikanë se do të shpallë diçka të madhe më 15 tetor, duke lënë të kuptohet se do të kandidojë përsëri për president në 2024.

“Pa dashur të shpërqendrohem nga përballja e nesërme shumë e rëndësishme, madje edhe kritike zgjedhore… Unë do të bëj një njoftim shumë të madh të martën, më 15 nëntor në Mar-a-Lago në Palm Beach, në Florida.”, tha ish-presidenti i SHBA.

“Këtë vit do të rimarrim Dhomën e Përfaqësuesve. Ne do të marrim përsëri Senatin. Ne do ta kthejmë Amerikën. Dhe më e rëndësishmja, në vitin 2024 ne do të rikthejmë Shtëpinë tonë të Bardhë të mrekullueshme. Do ta kthejmë”, shtoi 76-vjeçari, duke i bërë të qarta qëllimet e tij.

Siç kishin raportuar disa media lokale ditët e fundit, duke cituar këshilltarët e Trumpit dhe zyrtarët republikanë, Trump po mendonte të shpallte kandidaturën në zgjedhjet e vitit 2024. Ish-presidenti tashmë ka kontaktuar me njerëz me mendje të njëjtë dhe mbështetësit e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *