Rama thirrje qytetarëve për të bërë dozën e tretë të vaksinës, ja cilat kategori duhet ta marrin atë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme më një thirrje për të gjithë qytetarët në lidhje me dozën e tretë siç njihet ndryshe edhe si doza përforcuese.

Me anë të një videoje të publikuar në Facebook, Rama rikujton se doza përforcuese rekomandohet për personat +60 vjeç me sëmundje kronike, personelin shëndetësor dhe personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë.

Sakaq, dozën e tretë të vaksinës do e marrin edhe personat +18 vjeç me sëmundje të caktuara.

Nga 1 nëntori e deri sot janë më shumë se 18 000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Procesi i vaksinimit me dozën e tretë nisi më datë 1 nëntorit dhe bashkë me të edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje infektive dhe i atyre mbi 16-vjeç, por nuk ka ende një shifër se sa fëmijë janë vaksinuar.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *