Rastet e reja me Covid dhe vdekjet në Rusi/ Zëdhënësi i Kremlinit thirrje qytetarëve: Vaksinohuni!

Pas rritjes së fundit të rasteve të reja me koronavirus, Kremlini u ka bërë thirrje qytetarëve rusë që të vaksinohen. Zëdhënësi i Kremlinit gjithashtu iu referua shkallës së lartë të vdekshmërisë të shkaktuar nga pandemia. Ai madje u bëri thirrje mediave që ta përsërisin këtë thirrje.

“Sa herë përdorim çdo mundësi për t’iu drejtuar të gjithë qytetarëve, duke bërë thirrjen e thjeshtë shko vaksinohu, duke shtuar se “mënyra e vetme për të mbrojtur jetën është të vaksinohesh. Në të vërtetë, shkalla e vaksinimit në vendin tonë mbetet e ulët, duke rezultuar në një shkallë të lartë të vdekshmërisë , pandemia nuk kalon, kthehet me valë të reja, me lloje të reja më agresive, të cilat janë më ngjitëse dhe kjo paraqet një rrezik të madh “, tha Dmitry Peshkov.

Ndër të tjera, ai theksoi se situata e koronavirusit është nën kontrollin personal të Presidentit rus Vladimir Putin.

 /Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *