Mbrëmja Met Gala, e njohur zyrtarisht si përfitim i Institutit të Muzeut Metropolitan të Artit të Kostumeve, është një nga netët më të mëdha në botën e modës. Çdo vit tema e gala-s lidhet me ekspozitën vjetore të modës të Muzeut Metropolitan në New York City.
Tema e Met Gala të këtij viti ishte “Në Amerikë: Një leksik i modës”, duke nderuar 75 vjetorin e Institutit të Kostumeve dhe duke festuar modën moderne amerikane.
Rihanna ka shkëlqyer me secilën nga 7 veshjet e saj në këtë event, por e mbylli mbrëmjen me një pardesy mahnitëse “Balenciaga” duke e kombinuar me një kapelë.
![]()
Rita Ora, e shoqëruar nga i dashuri i saj Taika Waititi, dukej mahnitëse me veshje të ‘Prada-s’ me stoli plotësuese diamanti, por është unaza në gishtin e saj të fejesës, që i bëri të gjithë t’i hedhin asaj një shikim të dytë.![]()
Jennifer Lopez i bën padyshim të gjithë të kthejnë kokën. Që nga paraqitja e saj e parë në 2004, aktorja ka marrë pjesë pothuajse çdo vit që nga ajo kohë. Lopez erdhi me një fustan sexy nga Ralph Lauren.
![]()
E bën përsëri! Kim Kardashian vendosi të vijë e mbuluar kokë e këmbë në MET GALA 2021.
![]()
Kendall Jenner super sexy me Givenchy.
![]()
Gigi Hadid rrëmben vëmendjen me Prada.
![]()
Fansa të muzikës latine?! Ylli kolumbian Maluma shihet si asnjëherë më parë në MET GALA i veshur me ngjyrën e dashurisë.
![]()
Nuk është hirushja, por Billie Eillish! Këngëtarja 18 vjeçare erdhi me një fustan klasik nga Oscar de La Renta.
![]()
Timothee Calamet vjen me një kostum të bardhë nga Haider Ackermann
![]()
Modelja e famshme Cara Delvinge përzgjodhi markën Dior.
![]()
/Priza.al/
