Bashkia Durrës/ 5 milionë euro për “ASI-2A CO” me dokumente falso dhe si Komisioni Prokurimit Publik mori 3 vendime për të njejtën çështje në shkelje me ligjin

Ky pallat në Durrës që shihni në foto, për tu hedhur në tokë dhe për tu rindërtuar sipas autoritetit kontraktor kushton rreth 5 milionë euro. Një tender që tërhoqi vëmëndje dhe interesi i subjekteve ishte i madh.

 

 

Por ditë përpara se vendimi të jepej, lajmi doli. Fituesi i këtij tenderi do të jetë kompania “ASI-2A CO” dhe “Zdrava shpk” që në këtë procedurë kanë hyrë si BOE (Bashkim Operatorësh Ekonomikë).

Sipas hulumtimeve të kryera nga redaksia e priza.al ky tender jo vetëm që është për tu shënuar me flamur të kuq, por ky tender duhet të jetë objekt i hetimit të drejtësisë.

Redaksia e priza.al ka faktuar dhe publikuar se si një ndër dokumentet e paraqitur nga ASI-2A CO” pranë Komisionit të Prokurimit është i falsifikuar dhe nuk rezulton i regjistruar në systemin tatimor.

Kjo do të ishte arsyeja e vetme që ASI-2A CO” të skualifikohej nga kjo procedurë si dhe masë ndëshkuese, përjashtim me 5 vite nga pjesmarrja në tendera dhe ankande publike. Dhe këtë nuk e themi ne, por e thotë ligji.

Por në vend që të skualifikohej “ASI-2A CO” për paraqitje të dokumenteve të falsifikuara, komisioni i vlerësimit të ofertave vendosi të përjashtojë të gjithë subjektet e tjera nga gara me arsyetimin e mosplotësimit të kritereve, duke lënë kështu ASI-2A CO” që të jetë as në garë me veten.

Kleçka që komisioni pëjashtoi të gjithë kompanitë e tjera u gjet tek kriteret e që u përcaktuan nga autoriteti kontraktor që duhet të kishte kompania fituese.

Siç shohim dhe nga kriteret e vendosura, duket qartë që autoriteti kontraktor vetëm tek pallati që duhet demoluar dhe rindërtuar nuk e ka patur mendjen, por duket se gjithë vëmëndja është që t’i hapej rruga ASI-2A CO”.

Thënë më qartë për ata që nuk marrin vesh nga tenderat dhe xhambazlliqet, sipas Bashkisë Durrës, kompania që do fitonte të drejtën për të rindërtuar për 5 milionë euro këtë pallat duhet të ketë liçensë dhe të ketë punë të ngjashme në ndërtim:

1-Ujësjellës, kanalizime, vepra kullimi dhe vaditje

2-Ndërtime për nënstacionet, kabinat e transformatorëve, linjat e tensionit të lartë e të mesëm dhe shpërndarjen e energjisë.

Këto janë disa nga kriteret që nuk shpjegohet logjikisht se përse duhet t’i ketë një firmë që do rindërtoje një pallat.

Përse firma fituese duhet me patjetër që të ketë licensa dhe punë të ngjashme në ujësjellesa apo kanalizime?

Çfarë e lidh rindërtimin e një pallati që e dëmtoi tërmeti, që firma fituese që duhet ta rindërtojë të ketë punë apo lincensa për ndërtim nënstacionesh elektrike?

Këto natyrisht janë mënyrat për të skualifikuar konkurentët. E megjithë skualifikimin e konkurentëve të tjerë, as ASI-2A CO” nuk arriti e vetme t’i ketë të gjitha kriteret që po “vetë i qepi” por kërkoi ndihmën e “Zdrava shpk” duke u futur si bashkim operatorësh.

Dhe më pas shkeljet dhe absurdin e nisur nga autoriteti kontraktor që me vendosjen e kritereve e vazhdoi dhe KPP atje ku u dhanë 3 vendime në favor të ASI-2A CO” e duke vulosur përfundimisht që asat e ASI-2A CO” dhe “Zdrava shpk” të jenë ata që “fusin në xhep” plot 5 milionë euro.

Por edhe përse ligjin, Maliqin, drejtësinë dhe çekiçin i kanë po vetë, sërish nuk arritën të jenë “korrekt” në shkeljen e ligjit, duke bërë që KPP të marrë në shqyrtim një ankesë ditën e katërt, ndërkohë që ligji përcakton qartë, që janë vetëm TRE ditë që pritet për ankimin dhe pretendimet e palëve.

Ajo që ne si redaksi jemi të intereresuar të dimë është fakti nëse këtë arrogancë dhe prepotencë, “organizatorët” e ndarjes së kësaj llokme 5 milionë euro, e kanë vetëm me konkurentët e tjerë apo edhe me drejtësinë në rast se do t’i trokasë tek porta?

©priza.al

RRUMPALLË KRIMINALE NË DURRËS/ Spak numëron vibratorët, vëllezërit Gjikondaj të “ASI shpk” fitojnë 5 milionë euro tender me dokumenta falso, si i mori kjo kompani 181 tendera?


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *