Institucioni i “Avokaturës së Shtetit” që në emër ka një “pompozitet”, i cili në fakt është legjitim. Sepse është institucioni që përfaqëson ligjërisht shtetin Shqiptar dhe simbolet e tij, në çështje gjyqësore brenda dhe jashtë vendit. Avokatura e Shtetit, me këtë emër presopozohet që të drejtohet nga dikush që është AVOKAT.
Por që prej vitit 2022, Edi Rama si epror i drejtpërdrejtë i Avokatit të Shtetit vendosi që këtë detyrë mund të kryejë edhe një jurist i thjeshtë pa qënë nevoja që të jetë avokat. Dhe këtë detyrë kaq delikate ia beson Odise Moçkës.
Është një rast unikal në botë ku një jurist si Odise Moçka, pa liçensë avokati, është Avokat i Shtetit Shqiptar, dhe e ka shndërruar institucionin në vend strehimin e personave të cilët kanë hesape të hapura me drejtësinë e më konkretisht me SPAK.
Por siç e paralajmëruam në shkrimin e kaluar, bëmat dhe gjëmat e Odisë Moçkës nuk mbaronin me aq. Sot vendosim të zbulojmë pak nga disa të tjera bëma dhe emërime gjëma të Odisë Moçkës në institucionin e Avokaturës së shtetit.
Sipas të dhënave të siguruara nga redaksia e priza.al, Odise Moçka e ka mbushur administratën me bashkëshortët ose bashkëshortët e njerëzve të drejtësisë. Të gjyqtarëve dhe prokurorëve, qofshin këta edhe special, pra të SPAK ose të GJKKO.
Përse? Niveli i lartë i profesionalizmit? Arritjet në karrierë? Apo thjesht qokat e Odise Moçkës? E duke qenë se kriteri për tu punësuar pranë Avokaturës së Shtetit ka qënë që të kishe 6 vite eksperiencë në sistemin e drejtësisë, duke parë CV e të punësuarve, vetëm si profesionalizëm nuk duket.
Megjithatë, le t’i hedhim një sy të përgjithshëm disa prej emërimeve të Odisë Moçkës në krye të institucionit të Avokatit të Shtetit.
- Rovena Vasiu, bashkëshortja e Olsi Vasiu (Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë)
- Eralda Bendo, bashkëshortja e Sotiraq Kllapi (Prokuror në SPAK)
- Drita Shkurti, bashkëshortja e Altin Shkurti (gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Tiranë)
- Klementina Çela, bashkëshortja e Erion Çelës (Gjyqtar në Gjykaten e Posacme SPAK)
- Lorena Toshi, bashkëshortja e Ligoraq Toshit (Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tirane) njëkohësisht edhee motra e Dorina Bejko (Prokurore në SPAK)
- Vilma Belishta, motra e Silvana Belishta (Prokurore në Sarandë)
- Sotiraq Veizi, bashkeshorti i Klodiana Veizi (Gjyqtare pranë Gjykatës Administrative Tiranë)
- Viola Hyko, bashkëshortja e magjistratit Ferdi Grapshi
- Megi Metalla, bashkëshortja e Ervin Metalla (Gjyqtar Apeli i shkarkuar nga KPK)
- Manuela Imeraj, bashkëshortja e Erjon Imeraj (Prokuror ne Prokurorinë e Tiranës).
Lista është shumë më e gjatë se kaq, dhe të gjthe emrat i lidh një emërues i përbashkët: “Sistemi i drejtësisë”.
Përse Odise Moçka e ka “blinduar” veten me burra dhe gra prokurorësh të të gjithë republikës e deri tek ata të SPAK? Rastësi, apo ndonjë frikë aktuale apo e së kaluarës e ka detyruar të marrë këto masa?
Vijon…
©priza.al
