SKANDALI/ Avokatura e Shtetit do një avokat, Odise Moçka pa liçensë avokati, institucioni “çerdhe” qokash dhe paaftësie

Avokatura e Shtetit është një institucion i organizuar dhe që ushtron veprimtarinë  në nivel qëndror dhe nivel vendor.

Ky institucion drejtohet nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, i cili emërohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Kryeministrit.Në nivel qëndror Avokatura e Shtetit përbëhet nga katër zyra të cilat ushtrojnë  kompetenca territoriale dhe lëndore në  nivel  kombëtar. Ato janë:

  1. Zyra e përfaqësimit ligjor në gjykatat kombëtare;
  2. Zyra e këshillimit dhe koordinimit ndërministror;
  3. Zyra e përfaqësimit në gjykatat e huaja, ndërkombëtare dhe në arbitrazhin ndërkombëtar;

ç. Zyra e inspektimit.

Në nivel vendor Avokatura e Shtetit përbëhet nga:

  1. a) zyrat vendore, të cilat veprojnë pranë çdo gjykate apeli, ku ushtrojnë dhe kompetencën tokësore;
  2. b) avokatët e shtetit ose zyrat e Avokaturës së Shtetit pranë ministrive.

Pra siç shohim nga vetë profili i institucionit po flasim për një dikaster të një rëndësie të veçantë, drejtperdrejt nën varësinë e kryeministrit e cila na përfaqëson në çështje ligjore në vend dhe jashtë vendit, shtetin shqiptar.

Që nga emri Avokatura e Shtetit, dhe në thelb i duhet të jetë “avokatja” e Shtetit Shqiptar, presupozohet që drejtuesi ose drejtuesja e institucionit të jetë AVOKAT.

Por në Shqipërinë tonë ndodh që drejtues i Avokatisë së Shtetit, të jetë një person pa liçensë avokati, por thjesht me diplomën e juristit në xhep.

Odise Moçka i emëruar në detyrë në vitin 2022, si AVOKAT I SHTETIT, në të vërtetë është një jurist, që nuk ka një liçensë avokati.

Dhe kjo nuk duket shumë normale për një institucion të një rëndësie kaq të veçantë.

Ndoshta nëse ky do të ishte rasti i vetëm, do të justifikonimin se do thonim që z. Moçka është jurist i zoti, aq sa nuk i duhet një liçensë avokati.

Por problemi është që në tërësi Avokatura e Shtetit është kthyer në një institucion qesharak.

Drejtuesi i institucionit nuk është avokat. Gjithashtu sot në avokaturën e shtetit gjen edhe persona që janë aktualisht në Gjykim nga GJKKO siç është rasti i znj. Denisa Skënderi e cila ka qënë anëtare e njesisë së prokurimit, pjesë e një grupi me 16 të pandehurish ku më kryesori është Plarent Ndreca të cilëve i janë komunikuar akuzat dhe janë në pritje të gjykimit.

Por fakti që zonja është e hetuar, pandehur dhe në gjykim nga SPAK nuk e ka penguar Odise Moçkën ta “strehojë” pranë Avokaturës së Shtetit. Emërime ironike. Një zonjë të cilës i nevojitet për vete një avokat sepse është e pandehur, njëkohësisht është edhe avokatja e shtetit shqiptar.

Por bëmat dhe gjëmat e Odise Moçkës në krye të Avokaturës nuk përfundojnë këtu.

Vijon…

©priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *