SKANDAL/ Gjirokastra pjesë e UNESCOS por kalaja po e “zë” poshtë (Fotot e denoncimit qytetar)

Ky mesazh i këtij qytetari dhe fotot që ka nisur në redaksinë tonë nuk kanë shumë vend për koment. Vërtet që nuk mund të ketë një lajm më të madh dhe më skandaloz se kaq.

Prej vitit 2005 Gjirokastra është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim Shkencë dhe Kulturë ose siç njihet ndryshe “Unesco”.

Statusin për tu pranuar në Unesço, Gjirokastrës ia dhanë një sërë faktorësh kulturorë, dhe arkitektonik. Qyteti karakteristik, përveçse për rrugët dhe rrugicat karakteristike me kalldrëm, e fitoi të drejtën për të qënë pjesë e UNESCOS edhe për Kalanë e saj.

Të qënit vend i UNESCOS përfiton grande dhe fonde të pafundme për restaurimin e objekteve të rëndësisë së veçantë. Por mësa duket, sipas qytetarit që denoncoi në numrin tonë të ëhatsappit, fondet kanë shkuar tjetër kund, përsa kohë gjëndja është alarmante.

Duke falenderuar qytetarin që iu drejtua redaksisë sonë, i bëjmë thirrje çdo insituticioni shtetëror duke nisur nga Bashkia e Gjirokastrës, Monumentet e Kulturës, Ministrisë së Kulturës e deri kryeministrit që të merren masa të menjëhershme.

Gjirokastra është në rrezik. Dhe ky rrezik i vjen nga “KURORA” që ka mbi krye që është kalaja.

Pamjet e carjes së mureve me drejtim ballor nga qyteti nuk kanë vend për koment. Duhet ndërhyrje, dhe ndërhyrje emergjente.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *