Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është shfaqur këtë të premte duke udhëtuar me një nga trenat e linjës Zyrih-Bernë dhe thotë se një ekip i ministrisë që ajo drejton, do të diskutojë plane bashkëpunimi me hekurudhën zvicerane.
E ndërsa Tirana zien nga lajmet se ajo është thirrur të hënën në SPAK, numri dy i qeverisë shqiptare thotë se do të takohet me homologun zviceran me të cilin do të diskutojë për zhvillimin e transportit hekurudhor, veçanërisht linjën nga Tirana në Durrës.
“Shumë mirë do ishte që të bënim udhëtimin me tre nga Zvicra në Shqipëri, dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane, ku Shqipëria do të bëhet pjesë, si po bëhet dhe me autostradat.
Sot, jemi në udhëtim me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe atë të Hekurudhës Shqiptare, për të bërë një takim bilateral me ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin këtu në Zvicër.
Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bernë, duke provuar kështu efikasistetin që hekurudha ka. Dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, për zhvillimin e transoportit hekurudhor, atë nga Tirana në Durrës”, thotë ajo.
https://www.facebook.com/share/r/1DwFLuBUUs/
