Apartamentin 1,5 milionë euro tek “Ambasador3” në emër te Klajdi Malos, rezidencën 20 milione euro tek TEG në emër të djalit, si ia mbylli “gryken” krimit ekonomik dhe prokurorisë Arben Kacos Osmani?

Një kontroll rutinë policor ne kavajë në vitin 2022 zbuloi se personi qe kishin ndaluar rastesisht ishte i kërkuar nga autoritetet greke pas një dënimi për disa vepra penale që ka kryer në Greqi

Një postobllok ndaloi rastesisht një subjekt në kërkim dhe Komiarati i Kavajës, drejtoria e Krimit Ekonomik si edhe prokurori i gatshëm, duhet të sqarojnë, nëse ndaluan Arben Kacosin dhe e liruan si Arben Osmani, apo ndaluan Arben Osmanin dhe e liruan si Arben Kacos. Edhe përse cështja u mbyll “shqiptarçe”, shenjat e gishtave konfirmuan identitetin. Ky person është me rekorde kriminale dhe detyrohet vite burg në shtetin helen.

Arben Kacos ose Arben Osmani ose Arben Kacos Osmani nuk do përbënte asnjë lloj interesi publik nëse nuk do shfaqej si bisnesmen dhe investitor i fuqishëm i fshehur pas emrit të të birit Flavjo Kacos.

Flavjo Kacos i datlindjes korrik 2001 së bashku me shtetasin Aleks Male themelojnë në vitin 2023 kompaninë Unit Power.

I ngjan miku-mikut 100 vjet përpara, thonin dikur të vjetrit. Ndoshta asokohe nuk kuptohej drejt çfarë donin të thonin, por kur shohim miksimin e personazheve që përbëjnë Unit Power si dhe rrjetin e kompanive të lidhura me ta, merr kuptim dhe shprehja e “të vjetërve”.

Aleks Male përfaqëson të vëllain në këtë kompani, shefin e sektorit në Inspektoriatin Ndertimor në bashki të Tiranës, shtetasin Gjergj Male.

Prej 4 vitesh në disa detyra të ndryshme brenda IMT, Gjergj Male njihet si person i “qetë” dhe punembaruar për “ATA”.

Tani nën emrin e të vellait, shef Gjergji do të bashkëinvestojë në një rezidencë banimi rreth 20 milionë euro si ndërtues dhe më pas do të shkojë ta inspektojë si shef sektori i IMT se mos mbase subjekti i tij po bën ndonjë shkelje në terren. Dhe ky me forcën e ligjit do ta godasë pa “mëshirë” shkelësin (vetveten).

Ky personazh, zyrtar, pa një te kaluar të qartë bisnesi ka për ortak një individ me një të kaluar shumë të qartë kriminale.

Arben Kacos Osmani nga periferia e Korçës ka nisur aktivitetitin e kërkimit të floririt dhe më pas shitjes së tij. Oreksi u zgjerua dhe Arben Kacos Osmani nisi dhe trafikun e ikonave dhe artefakteve në Greqi dhe në vende të tjera të europës. I skeduar dhe nën hetim për keto vepra penale, Arbeni nuk u ndal. Nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar së bashku me disa bashkpuntorë të tjerë, Arben Kacos Osmani arrin të marrë një kredi 10 milionë euro në Greqi ku jo vetëm që lekët u zhdukën me shpejtësi, por as banka nuk mori lekët e veta. Kjo manovër i kushtoi një dënim në Greqi Arben Kacos Osmanit.

Por edhe në vendin tonë, Arben Kacos Osmani është i përshirë në disa aktivitete kriminale të fushës financiare për të cilat është hetuar dhe dënuar. Mashtrimet me skemat e rimbursimit me TVSH me vlerë miliona euro ishin “sporti” i preferuar i Arben Kacos Osmanit, që pas çdo hetimi dhe dënimi që merr nga drejtësia, vetëm zgjeron aktivitetin e tij. Por asnjëherë asgjë në emër të tij.

Natyrshëm shtrohet pyetja: Ky bisnesmen kaq i sinqertë dhe i ndershëm përse apartamentin që e ka blerë për të birin tek “Ambasador3” me një vlerë mbi 1.5 mln euro, nuk e ka deklaruar në emrin e tij apo të kompanive të tij?

Përse i është dashur që këtë pasuri të paluajtshme me vlerë marramëndëse në zemër të Tiranës ta kamuflojë në emrin e një ndërtuesi tjetër kontrovers siç është Klajdi Malo?

A janë vëllezërit Klajdi dhe Hauard Malo pjesë e skemës së pastrimit të parave apo të fshehjes së origjinës së tyre kriminale të Arben Kacos Osmanit?

Përse Arben Kacos Osmani, si një bisnesmen i rregullt dhe pa asnjë problem “detyron” të birin 18 vjeçar asokohe, Flavjon që të merrte kompanitë në kurriz të tij?

Të gjjitha këto pyetje janë retorike. Të vërtetën e dinë personazhet e sipërpërmendur, e dimë ne si redaksi, e di edhe shteti në veçanti. Ai shtet që i ka dhënë “OK” për tu paraqitur në publik si bisnesmenë.

E dinë edhe ata që i dhanë leje ndërtimi mu tek dera e MAI TAI-t një konglomerati krimi rruge e korrupsioni shtetëror siç është rasti i Unit Power.

I dinë edhe ata që telefonojnë redaksinë tonë e ku me “kulaç” e pak me “kërbaç” kërkojnë që ky investigim të mos vijojë.

Redaksia e priza.al jo vetëm do vejë në dispozicion të publikut çdo informacion që disponon rreth këtyre personazheve por dhe do të vijojë çdo ditë, pa u ndalur përballë asnjë kulaçi a kërbaçi deri në momentin që drejtësia të flasë.

O ne si redaksi të jemi të paditur për shpifje apo “shantazhe” siç “qajnë” poshtë e përpjet Arbeni me shokë, ose ky grup kriminal të përgjigjet përpara ligjit dhe miliona euro me prejardhje kriminale të mos tjetërsohen në formë e rezidencave të banimit siç po tenton Arben Kacos Osmani dhe Gjergj Male të bëjnë me rreth 20 milionë euro në zonën më të lakmuar të Tiranës.

Vijon

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *