SPAK përgënjeshtron mediat afër Berishës: Nuk ka asnjë urdhër kontrolli për kryebashkiakun Veliaj

Media afër Berishës kanë përhapur sërish sot raportime publike mbi një kontroll të supozuar të banesës së kryebashkiakut të Tiranës.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se nuk ka asnjë urdhër kontrolli për kryebashkiakun Veliaj dhe nuk është ushtruar asnjë bastisje banese.

Të pyetur nga DITA të njëjtat burime bëjnë me dije se ka hetime në vijim të lidhura me një studio ligjore të njohur.

Sipas të njëjtit burim, për shumë politikanë dhe zyrtarë si edhe për ish-zyrtarë të krahëve të ndryshëm politikë, ka procedura hetimi të pasurive.

Këto hetime vijojnë sipas hapave që njeh ligji, deri në përfundim të të cilave, mediat, pavarësisht kaheve dhe politikave editoriale, duhet të kenë parasysh mbi të gjitha prezumimin e pafajësisë.

Ndërkohë, lajmet konfuze në portale dhe postimet në rrjete sociale janë të shumta lidhur me rastin.

Aktivistja e njohur Migena Aleksi, ish- gazetare dhe publiciste shkruan se nevojitet një edukim i publikut për njohjen e  informacionit dhe ndarjen e raportimeve profesionale nga qëndrimet bajate me natyrë politike.

“Protestat e zbehta por të dhunshme para Bashkisë që vijojnë pavarësisht pjesëmarrjes qesharake, si dhe sulmet thuajse të përditshme politike në mediat afër Berishës kanë synuar dhe synojnë në vijimësi dekurajimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të shërbimit ndaj qytetarëve që prodhon vazhdimisht mbështetje dhe miratim publik në Tiranë, si dhe goditjen personalisht të Veliajt, një nga makineritë elektorale më të fuqishme të PS-së” – shkruan publicistja e njohur në rrjetet sociale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *