Mazhoranca dhe opozita janë dakortësouar sot në mbledhjen e mbajtur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Mësohet se palët janë dakortësuar për ngritjen e dy komisioneve: Komisioni Hetimor për kontratat koncesionare në shëndetësi dhe Komisioni Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Kujtojmë se mbledhja u zhvillua mes dy krerëve të Grupeve Parlamentare Gazment Bardhit dhe Bledi Çuçit.
Kjo është hera e parë që PS dhe opozita dakortësohen, pas tensioneve të vazhdueshme në Kuvend prej 5 muajsh.