Fatbardh Ismaili, 30-vjeçari i shpallur në kërkim prej disa muajsh është arrestuar sot në Kurbin.
Policia bën me dije se i riu qëlloi me armë zjarri në maj të vitit kaluar, në drejtim të një shtetasi në lëvizje me automjet.
30-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendim penal datë 25.05.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”. Ismaili ka qëlluar drejt automjetit të shtetasit Armando Prenga.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.