18 vjeçarja i dha fund jetës me fotoksinë një muaji pas martesës, flasin vjehrrit!

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së djeshme ku një 18 vjeçare nga fshati Çukas i Fierit i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Vjehrrit kanë hedhur poshtë çdo dyshim se e reja mund të ketë pasur presion psikologjik në shtëpi, ku babai i 24 vjeçarit, Arben Drajçi thotë se çifti s’kanë pasur asnjëherë konflikte dhe se vajza bullizohej në shkollë.

 

 

Ai thekson se nusja e tij ka konsumuar fostoksinën dhe e ka lajmëruar djalin e tij Entilo Drajçi në ditën që sipas tij ajo kishte ardhur duke qarë nga shkolla.

 

“E di dhe familja e saj sa mirë e kemi mbajtur, besoj nuk do jenë në kundërshtim me këtë se po të ishin në kundërshtim mund të na e mbyllnin derën që ditën e parë atje. 99% i vjen nga shkolla, këto të dhëna i kemi deri diku. 99% i vjen nga shkolla. Edhe ditën që ka qenë në shkollë, mësuesit e mohojnë. Ajo ka qenë, e kemi të sigurt. Mund të ketë pasur këto xhelozitë e shoqeve. A ia kanë bërë kot, se ça, a qysh tek këtë nuk e di. Por, presion në këtë shtëpi nuk ka pasur kurrë! Na thanë se ka dalë nga shkolla duke qarë. Janë të regjistruara në telefon, i tha çunit më merr tek shtëpia se ashtu kemi një biznes të vogël e ndërrohemi në orën 3, sa e solli këtu. Iku për të pirë një kafe me të vëllanë, i shkruan, ato janë të gjitha atje, hajde se unë piva kokërr. Ta kishte pasur këtë presion ajo s’do i thoshte çunit hajde më merr, janë të gjitha të shkruara. Mendoj se këto portalet të jenë më të kujdesshme se edhe po të mos e kishim nuse djali, ne ndjejmë si prindër, jemi shumë të pastër në vetvete. Se ça thonë njerëzit, njeriut i ndodhka çdo gjë”, tha vjehrri për Tv Klan.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *