Vlora është tronditur nga të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i vrarë Bernard Sinomati, 22 vjeç.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.
Ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e vrasjes së të riut.
Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në këmbë.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.
“Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/v,.” njofton policia.