Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot zv.kryeministren Belinda Balluku se po bën fushatë me persona me rekorde kriminale në qarkun e Dibrës.
Duke folur në një takim me banorë të Klosit dhe Matit, ai tha se ‘kriminelët elektoralë’ do të ndiqen penalisht pas zgjedhjeve.
“Këtu kanë sjellë një zonjë “Balluken”. Ajo është simboli i babëzisë. Se si mund të dalë ajo para këtyre nënave dhe motrave, ajo e di vetë. Ka shpenzuar vetëm për zyrën e saj 220 mijë euro. Po turp më të madh nuk ka. Në një kohë kur të rinjtë tanë marrin gomonet për të siguruar kafshatën. Një ministre që porosit 1 mijë euro biftekun nuk meriton asnjë minutë me qenë ministre. Sjell këtu një ushtri të tërë kriminelësh elektoralë, drejtorë ujësjellsish dhe ndërmarrjesh. Secili prej tyre është kriminel elektoralë dhe i garantoj se bashkë me Belindën dhe Edi Ramën do ndiqen deri në fund. Ajo mbledh edhe trafikantë e delikuentë nëpër takime. E dini pse? Nuk ka më frikacak se hajduti mbi tokë. Këta qarkullojnë të tmerruar nga vjedhjet që kanë bërë”, tha Berisha.
Sipas tij “Rama nuk del dot para jush sepse në Kuvend u tha ju se kam firmosur ‘fap fap fap e paf paf paf’. Unë të them hajde ti tregojmë qytetarëve si ke firmosur ti fap fap fap. Unë kam firmosur mbi 7 mijë vendime qeverie, asnjë prej tyre fap fap fap. Kam firmosur duke menduar 7 herë dhe firmosur një herë. Sille Agron Malajn nxirre me Skënder Gjucin. Të vijnë këtu banorët e Macukullit dhe të Matit, por nuk del dot ti Agron se ti je një hajdut i klonuar nga Edi Rama. Nuk e nisa kot me familjarët bisedën. Shqipëria ka pasuri shumë. Të ardhurat që u merren ju me taksa, janë dyfishi i atyre që u merrnim ne. Edhe ti Agron, tenderat i fiton me Fatosin (vëllain). A e dini ju sa tendera ka fituar Fatosi në ujësjellësat e Tiranës?”.