Ministrja e Kulturës, Elva Margarit njofton se Muzeu Etnografik në Gjirokastër është gati, pas restaurimit.
Margariti në ‘Facebook’ shkruan se ky muze do të kthehet në një vend pritës dhe interesant për turistët e shumtë të Gjirokastrës.
Postimi i plotë:
Muzeu Etnografik, pjesë e një projekti restaurimi dhe rikonceptimi të sistemit të muzeve në ?Gjirokastër, tashmë është gati të presë vizitorë.
? Një financim i Bankës Botërore, përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, që konsiston në ndërhyrje restauruese të të gjitha ambienteve të brendshme, çatisë, si dhe rikonstruksionin e jashtëm të objektit, duke e kthyer atë në gjendjen fillestare dhe një vend pritës dhe interesant për turistët e shumtë të Gjirokastrës.
Jo vetëm ekspozim artefaktesh, por edhe përçim tradite, i një prej pasurive më të çmuara si polifonia, por edhe programe të dedikuara për fëmijët, që do të jenë përcjellësit e kësaj