Ylli i muzikës rock është parë tek sa kërcen me kryeministren finlandeze, ka këmbëngulur se nuk janë në një lidhje dashurie dhe lajmet që po qarkullojnë janë të pa vërteta .
28 vjeçari , pretendoi se ai dhe kryeministrja Sanna Marin, 36 vjeçare, janë thjesht ‘miq’.
Pamjet që u shfaqën të premten treguan dyshen duke kërcyer në orën 4 të mëngjesit në një klub nate të Helsinkit, vetëm pak larg ndërtesës së Parlamentit të vendit.
Në një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale, ai tha: “Ka pasur spekulime në publik për cilësinë e marrëdhënies mes meje dhe kryeministres Sanna Marin”.
“Dorën në zemër mund të them se: Ne jemi miq dhe asgjë e papërshtatshme nuk ka ndodhur. Nuk do të komentoj më publikisht për këtë çështje. Kalofshi mirë”.
Paraqitja e tillë e kryeministres ka ndezur një debat në Finlandë nëse ajo duhet të shfaqet në këtë mënyrë e të shoqërohet me miqtë nëpër klube.