Anulohet tenderi/ Qendrat turistike shëndetësore marrin “borxh” ilaçe. Burime: Ministrja kursen para (Raportet e huaja na nxjerrin, vendi më i pak investuar në shëndetësisë)

Tenderi i barnave për qendrat shëndetësorë  që mbulojnë zonat turistike verore  vitin e kaluar ishte hapur që në prill por në 2022 ky tender u hap 2 muaj më vonë  dhe përkatësisht në mes të sezonit turistik.

Por për veç se me vonesë Ministria e Shëndetësisë “ktheu mendje” duke mos  lejuar që  ky zë në buxhet t’ju shkoj në ndihmë qytetarëve por u anulua. Një armatë e tërë e ngritur për të shqyrtuar këtë tender për të vendosur kriteret dhe për ta kopsitur. Me ditë të tëra pune të punonjësve të paguar nga shqiptarët shkoi dëm sepse Manastirliu  ndryshoj mendje.

Deri më tani dikasteri më i lartë i shëndetësisë nuk ka dhënë një përgjigje, përse e ka anuluar këtë tender i cili afatin e fundit e kishte deri në 22.06.22 duke.

Disa pyetjet  lindin për këtë tender të  destinuar për shëndetin e qytetarëve:

  • Kush ndërhyri që tenderi të pezullohej?
  • Përse u anulua një tender që vit për vit ishte i destinuar për qytetarët?
  • Ku shkuan lekët për këtë zë nga buxheti e shtetit?

Gazetarët tanë u interesuan nëpërmjet burimeve  në Ministrinë e shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale,  konfidencialisht morën një përgjigje.

“Ministrja jonë zgjedh çdo alternativë që  është pa lekë që mos të preket buxheti  që të kursej sa më shumë”

Të shokuar nga kjo përgjigje,  sepse 33 milion euro në vit  nga buxheti shkojnë për 4 koncesione një ndër tyre sot që flasim është në SPAK. Sistemi shëndetësor shqiptarë renditet i fundit në Ballkan, shqiptarët paguajnë sot  për shëndetësi dhe shërbimi është  më keq se kurrë.

Organizata botërore për vlerësimin e sistemit shëndetësor vlerëson se në Shqipëri sistemi është primitiv. “Health Care Poëer House” e rendit Shqipërinë në 3 vitet e fundit me sistemin më të keq shëndetësor në Europë.

Prej vitit 2013, treguesit kanë ardhur në përkeqësim në raport me vendet e rajonit. Arsyet kryesore të krizës së madhe në shëndetësi janë nën financimi, më i ulëti në Ballkan,  përball qëndrojnë shpenzime gjigande për PPP korruptive. Buxheti për shëndetësinë është rreth 125 euro për njeri, 10 herë nën mesataren europiane. 60% të shpenzimeve shqiptarët i paguajnë direkt nga xhepi.

Me gjithë raportet që nxijnë  faqe të tëra për Shëndetësinë në vend kur vjen  punë tek qytetarët Manastirliu kursen, duke vënë në pikëpyetje gjënë më  të shtrenjtë që ka njeriu; Jetën.

Ne vajtëm ne  terren për të parë se si ishte situata dhe u hasëm me acarim dhe  përplasje me bluzat e bardha,  mjekëve dhe infermierët u ishte bërë presion që mos të flisnin  nëse kishte apo nuk kishte barna.

Pikat verore  i marrin barnat “borxh” nga  Qendrat Shëndetësorë, duke i mbuluar me  fondet e tyre dhe buxhetin e alokuar nga FSDKSH. Por problemi vjen më pas,  drejtuesit e qendrave duhet të përgjigjen ligjërish ose edhe me masë  administrative,  gjoba për cenim të buxhetit ,  pra vet shteti e kthen në  kaos sistemin shëndetësor. Pavarësisht se ministiria nuk u lë alternativ tjetër,   do tju kërkojnë  llogari për zgjidhjet emergjente që kanë bërë qendrat.

Por nuk mbaron këtu, propaganda vazhdon ditën e shtunë 24.07.2022  Ministrja Manastirliu viziton  Qendrat shëndetësore verore e lumtur me arritjet që i ka vendosur vetes.

  • *Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *