95 milionë euro për PPP/ Ministria e Shëndetësisë ka dhënë pagesat më të larta në koncesione

Rreth 95 milionë euro janë pagesat buxhetore për kontratat koncesionare e bëra nga qeveria gjatë vitit të kaluar. Ministria e Financave në buxhetin faktik 2021, draft të cilin tashmë e ka depozituar në Kuvend bën me dije se pagesat për kontratat koncesionare shumica e të cilave në hetim nga SPAK janë rritur me 19 për qind në raport me vitin 2020.

Ndërkohë SPAK që ka hapur një proces hetimi ka zbuluar një skemë mashtrimi gjigante, teksa aksionerët e tyre janë shpallur në kërkim. Gati rreth 30 për qind të pagesave buxhetore kanë shkuar për kontratën e rrugës së Arbrit me vlerë rreth 3,3 miliardë lekë. Gjithashtu edhe rreth 29 për qind e pagesave totale shkuan për 4 koncesionet në sektorin e shëndetësisë, ku shumën më të madhe e mori koncesioni i sterilizimit me 1,5 miliardë lekë, shërbimi laboratorik me 1,1 miliardë lekë, shërbimi i dializës me 754 milionë lekë dhe Check -Up 219 milionë lekë, për shkak se ishte i pezulluar deri më shtator 2021.

Koncesionet në shëndetësi janë në hetim nga SPAK. Disa ditë më parë SPAK mori në pyetje ish ministrin e Shëndetësie, Ilir Beqja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *