400 mijë eurot e gjetura në tubin e aspiratorit, merret sërish në pyetje Havier Dobi

Teksa Alda Klosi ka kërkuar lirinë në Apel, Prokuroria e Tiranës ka marrë sot në pyetje djalin e pastrueses, Havier Dobi.

Kjo është hera e dytë që i riu do të merret në pyetje për 400 mijë eurot të cilat u gjetën në banesën e tij dhe të prindërve, të pretenduara se janë marrë në banesën e ish-zyrtares së lartë të Kryeministrisë Alda Klosi.

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi akuzohen se grabitën një shumë rreth 120 mijë euro në banesën e Alda Klosi. Vjedhja në banesën e ish-zyrtares së lartë ndodhi më 15 dhjetor të vitit 2022.

Pas raportimit në polici të vjedhjes dhe kontrolleve të kryera në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat dyshohet gjithashtu se janë vjedhur nga pastruesja Rozeta Dobi.

Ka qenë vetë Klosi ajo që ka bërë denoncimin në polici, teksa ka pretenduar se paratë ishin të një personi të afërt të saj i cili do të kurohej për një sëmundje të rëndë. Vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri. Ajo së bashku me të birin pasi kanë vjedhur shumën e parave kanë bërë rrëmujë në dhomën e gjumit për të humbur gjurmët.

E gjitha u bë me qëllimin e inskenimit të një skeme sikur banesa kishte rënë pre e grabitjes nga autorë të tjerë. Ende nuk është arritur të provohet se kujt i përket shuma prej 405 mijë euro dhe 8500 dollarë të cilat u gjetën në tubin e aspirimit në banesën e sanitares Dobi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *