38-vjeçari gjendet i pa jetë në makinë, dyshohet se është vetëvrarë

Një shtetas është gjendur i pajetë ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnjë.

Bëhet fjalë për 38 vjeçarin, me iniciale B.K, i cili u gjend mëngjesin e sotëm i vdekur në makinën  e tij, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge.

38 vjeçari ndodhej brenda automjetit tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt.

Sakaq, policia bën me dije se nga provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se 38 vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, si pasojë e depresionit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *