37 të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëv të fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shënuar 37 raste të reja me Covid-19, si dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Sakaq, MSH bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 24 persona, ndërsa janë 439 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë, në këto bashki:

18 në Tiranë, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Pogradec, Vlorë, Lushnje, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, Gjirokastër, Berat.

Janë 439 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,893 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Prill 2022)

Raste të reja ditore          37

Të shëruar në 24 orë        24

Të shtruar në spitale         7

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 593

Testime totale               1,800,323

Raste pozitive                  274,828

Raste të shëruara             270,893

Raste Aktive                         439

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            302

Vlorë               34

Fier                  32

Korçë              15

Gjirokastër       12

Berat                12

Shkodër           9

Durrës               9

Elbasan            7

Kukës               3

Lezhë                    3

Dibër                     1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *