3 marsi/ Berisha: Rama po bën ndërhyrjet e fundit ndaj PD-së në gjykatë, faturën do e paguajë vetë

Kryetari i PD, Sali Berisha e ka cilësuar protestën e 3 marsit si një revolucion të fuqishëm të demokratëve ndaj një “kufome politike”, duke iu referuar kreut të qeverisë Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në takimin me strukturat e PD, Berisha tha se Rama po bën përpjekjet e fundit armiqësore ndaj Partisë Demokratike në gjykatë, por paralajmëroi se faturat e këtij veprimi do i paguajë vetë.

“Ne do t’i qëndrojmë atij. 3 Marsi është një ditë e veçantë ku do të flasim fuqishëm në protestën tonë, revolucionin tonë. Kufomë politike e pakallur. Sot ai përbën rrezikun më të madh për këtë vend. Është i gatshëm të marrë çdo vendim që të shpëtojë lëkurën e tij. Ai e di që me korruptimin e McGonigal, me thikën e tmerrshme që i futi marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ai nuk mund të ketë më shpresë për të ardhme politike. Do bëjë gjithçka të marrë çdo vendim.

Do mbajë çdo qëndrim në mënyrë që të mund të mbijetojë. Dhe ne i themi atij që edhe ne do marrim çdo vendim në mënyrë që të shporrim nga skena politike. Një kufomë politike nuk mbahet kurrë në pushtet. Shoqëria dhe vendi duhet të shpëtojnë një minutë e më parë prej tij. Ai na fton ne për qëndrime për të cilat do të paguajë çmimin më të madh. Po bën ndërhyrjet e fundit armiqësore ndaj Partisë Demokratike në gjykatë. Unë i them se absolutisht ndaj çdo vendimit tënd, faturën do e paguash vetëm ti si krim ministër. Vetëm qeveria jote. Ne nuk shuhemi. Jemi forcë politike e pamposhtur. Ne e faktuam këtë. Dështoi çdo plan për të na shndërruar në vasale të Partisë Socialiste. Çdo plan për të na emëruar kryetarin e partisë. Për të na mbajtur një krye të partisë një njeri që vetë e kishte akuzuar ishte i financuar nga rusët.

Mos mendoni se McGonigal ishte një person i izoluar. Ai nuk ishte i vetëm. Kishte disa bashkëpunëtorë. Ndaj dhe ne duke nxjerrë çdo mësim duhet të ecim në këtë revolucion me bindjen se Shqipëria bëhet vetëm nga shqiptarët. Me bindjen se liria që ne mbrojtëm dhe mbrojmë është forcë e pathyeshme. Se orientimi unë perëndimor, nuk mund të ndryshojë me asgjë. I rezistuam një agresioni korruptiv të pashembullt por jemi në këmbë dhe ecim të sigurt deri në përmbysjen e Edi Ramës dhe regjimit të tij”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *