23 vite nga masakra më e madhe në luftën e Kosovës

Sot përkujtohet 23 vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, u ekzekutuan 376 persona.

Më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës.
Vetëm në disa orë u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës pwrgjatw viteve 1998-1999.

Në një operacion të planikuar u bllokuan të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.
Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15-60 vjeçare, në orët e hershme të mëngjesit nw 15 fshatra të rrethit të Gjakovës u ekzektuan të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi.

Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke vrarë 376 meshkuj shqiptarë, në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Millosheviqit më 27 prill 1992.

Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *