Lëvizte i armatosur, e pëson keq 49-vjeçari në Vaun e Dejës, ja çfarë iu gjet në banesë

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pasi kishin marrin informacione në rrugë operative, i janë vënë në ndjekje një automjeti me të cilin dyshohej se lëvizte  një person i armatosur.

Shtetasi A.Gj, që po lëvizte me një mjet tip “Volkswio agen” pas kontrollit nga policia iu gjet një armë zjarri, krehër me fishekë dhe një sasi lënde narkotike.

Pas kontrollit blutë vunë në pranga 49-vjeçarit dhe kontrollet vazhduan edhe në banesëm e shtetasit ku u gjetën, një armë zjarri automatik, 4 krehra, 220 fishekë të llojeve të ndryshme, 26 kapsolla detonatorë, 6 detonatorë elektrik, 1 kallëp si ajo e lëndës eksplozive, 2 fitil zjarrpërcjellës dhe një dorezë ebaniti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi nga Policia, Vau i Dejës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pistulli”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcejllës dhe lëndë narkotike.

Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari që i posedonte.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person që qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pistulli”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Pistull, Vau i Dejës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në mjetin tip “Volkswagen”, që drejtohej nga ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar nje armë zjarri, me një krehër me fishekë, si dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. Gj., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë, 4 krehra, rreth 200 fishekë të llojeve të ndryshme, 26 kapsolla detonatore, 6 detonatorë elektrik, 1 kallëp si ajo e lëndës eksplozive, 2 fitil zjarrpërcjellës dhe një dorezë ebaniti, të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *