Në orët e para të ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatete e votave me postë të numëruara deri tani për zgjedhjet e 9 shkurtit të Kosovës..
Sipas rezultateve, me mbi 66% të vendvotimeve të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 52.72% e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.8 për qind.
Në vendin e tretë gjendet Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 për qind. Ndërsa vendin e katërt e zë koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 3.32 për qind.
Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se ka aprovuar më shumë se 63.000 pako me fletëvotime.
