Zgjedhjet e 11 majit, Proda takon Celibashin: Policia do të ndalojë krimet zgjedhore

Drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka zhvilluar sot një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.  Në takim u diskutua mbi thellimin e bahskëpunimit të institucioneve dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.

Fokusi kryesor ishte roli i policisë në mbështetje të një procesi zgjedhor të qetë dhe të besueshëm. Në mënyrë që të parandalohen krimet zgjedhore, siç janë blerja e votave, presionet ndaj votueseve dhe keqpërdorimi i burimeve gjatë fushatës.

“Policia e Shtetit do të zbatojë me përpikmëri detyrimet e saj ligjore dhe do të ndjekë çdo rast të denoncimit të krimeve zgjedhore, duke bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në dhe me institucionet e tjera. Askush nuk mund të cenojë procesin zgjedhor, pa u përballur me pasojat ligjore.”, tha Proda.

Ndërsa Celibashi tha se policia është një partner i rëndësishëm në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *