Zbulohet sekretarja e re e përgjithshme e Kryeministrisë, Elsonida Rama zëvendëson Agaçin

Elsonida Rama do të jetë sekretarja e përgjithshme e Kryeministrisë. Kapitali ka mësuar se zonja Rama është prezantuar në mbledhjen e qeverisë nga vetë kryeministri si pasardhësja e sekretarit jetëgjatë Engjëll Agaçi.

Elsonida Rama vjen në këtë detyrë, pasi më parë ka punuar në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Ndërkohë Engjëll Agaçi largohet nga posti i sekretarit të përgjithshëm pasi ka shërbyer aty prej gati 13 vjetësh, që nga ardhja e Edi Ramës në krye të qeverisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *