VIDEO: Enigma e kamerës para Bashkisë, Paloka pranon padashur skandalin, PD u njoftua përpara arrestimit të Veliajt

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka zbuluar pa dashje një detaj shumë të rëndësishëm lidhur me operacionin e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ai ka pranuar me zë dhe figurë se është njoftuar në telefon para se të ekzekutohej urdhri nga SPAK dhe se menjëherë ka lajmëruar grupin e PD.

“Më ka ardhur lajmi se mund të arrestohej Veliaj dhe ende nuk ishte ekzekutuar urdhri, dhe e kam shkruar dhe këtë në grupin e deputetëve”, deklaroi Paloka.

Kjo shpjegon edhe praninë e një kamere TV në hyrje të Bashkisë së Tiranës, e cila filmoi momentin e daljes së Veliajt nga institucioni.

Por, pyetjet janë:

– Kush e njoftoi grupin e PD në nisje të fushatës?
– A ishte prokurori Olsi Dado personi që njoftoi Edi Palokën me sms?
– A duhet të kemi një hetim mbi rrjedhjen e informacionit sekret?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *