Veshjet falso “pushtojnë” dyqanet në Tiranë, krimi që bën bashkë nga dogana deri tek Policia e Shtetit (Subjektet që shesin produkte “fake” në kundërshtim me ligjin) 

 

Tregtarët, si dhe qytetarët që tentojnë të fusin në Shqipëri produkte të falsifikuara do të bllokohen në pikat doganore. Ligji i reja për markat tregtare, që ka hyrë në fuqi më 16 gusht forcon mbrojtjen e markave tregtare, në përputhje me standardet e BE-së.

Produktet imitime të markave luksoze nuk do të futen dot më në Shqipëri.

Me një ligj të ri, Shqipëria ka forcuar masat për të mbrojtur markat tregtare dhe për të luftuar falsifikuesit e tyre. Çdo produkt “fake” nga tregtarët apo qytetarët do të bllokohet në pikat doganore.

Ligji i ri ndalon importin dhe eksportin e mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe merr masa kundër mallrave false.

Pra e thënë ndryshe çdo mall që vjen i stampuar me logo të firmave të mëdha botërore, siç janë Guçi, Armani, Louis Vuitton, Hermes, etj por që është imitim dhe jo prodhim zyrtar i këtyre kompanive, do të bllokohen në doganë.

Kjo do të jetë një goditje për firmat që imitojnë këto kompani dhe tregtarët që deri më tani importonin pa kriter këto mallra jo cilësore, duke i shitur me çmime të lira në treg.

Po ashtu, udhëtarët që vijnë në Shqipëri përmes rrugëve ajrore, tokësor edhe detare, lejohen të kenë në bagazhin personal vetëm mallra jo-tregtare, brenda limiteve duty free dhe pa tregues të dyshimtë.

Pra teorikisht që me datë 16 gusht, çdo produkt falso nuk do duhej më të futej në Shqipëri dhe aq më pak të tregtohej. Por duket se kjo gjë nuk gjen zbatim, duke e kthyer këtë cështje në një skandal të moszabimit të ligjit.

Redaksia e priza.al kontaktoi nëpërmjet rrjetit social Instagram me disa prej dyqaneve kryesore që reklamojnë veshje “elitare”.

Dyqanet u treguan korrekt dhe të sinqertë. Produktet nuk janë origjinale, por janë imitime. Dhe flasim për imitime dhe çmime që fillojnë nga 50 euro deri në 700 apo 800 euro për produkte të caktuara.

Bisedat e mësipërme konfirmojnë qarkullimin në vend të një sasie të konsiderueshme rrobash falso të cilat sipas ligjit janë të ndaluara si për import ashtu edhe për shitje. Ka dështuar dogana? Antikondrabanda ka favorizuar hyrjen kontrabandë të këtyre produkteve? Apo këto rroba prodhohen në vendin tonë në fasoneri të ndryshme kryesisht ilegale?

Priza.al do vijojë me investigimin dhe publikimin e kësaj teme, e cila është në vetvete një skandal shtetëror, ku një ligj i miratuar në Parlament, nuk zbatohet as nga dogana, as nga krimi ekonomik dhe nga asnjë institicion. Dhe ajo që e bën më të rëndë situatën, është fakti se vërtet kemi një ligj që ndalon importim apo kopjimin e rrobave origjinale, por ligji nuk ka përcaktuar se si do kryhen kontrollet dhe në varësinë e kujt do të jetë ky institucion.Ka dështuar dogana? Antikondrabanda ka favorizuar hyrjen kontrabandë të këtyre produkteve? Apo këto rroba prodhohen në vendin tonë në fasoneri të ndryshme kryesisht ilegale?

Ky lëmsh burokrato-institucional, bën të papërdorshëm një ligj që vendi që pretendon të hyjë ne BE, e miratoi me pompozitet në Parlament.

-vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *