Veliaj: Së shpejti 1200 kredi të buta për çiftet e reja

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj njoftoi sot nga qelia se së shpejti, për këtë vit, do të jepen 1200 kredi të tjera për familjet e reja.

“Me siguri e mbani mend ç’ndodhte me kreditë e buta para 2015, kur zyrtarë të partisë që drejtonte bashkinë në vitet e gjumit favorizonin veten dhe familjarët e tyre, për të përfituar shtëpi nga programi që, në fakt, duhet të ndihmonte çiftet e reja dhe familjet e pastreha.

Kur morëm detyrën e ndërpremë menjëherë këtë praktikë të shëmtuar dhe rifilluam një nga nismat më të bukura në Tiranë, e cila në 10 vjet ka ndihmuar për të blerë shtëpi ?  të re me qindra çifte të reja, familje të pastreha apo në nevojë. ?‍?‍?‍? Ja disa shifra që flasin, sa për t’ju dhënë një ide:

  • 3,651 kredi të buta të dhëna në 10 vjet;
  • së shpejti, për këtë vit, do të japim edhe 1200 kredi të tjera, me çmime të përditësuara;
  • 2,057 bonus strehimi dhe 419 banesa sociale me qira.

E të gjitha këto vijnë në sinkron me nismat tona të tjera, si ajo e abonesë së përgjithshme të transportit FALAS për pensionistët dhe stundentët ?, apo subvencionimi me 50% e pagesës së konviktit.

Ndaj, jam vërtet krenar për Tiranën Solidare, qytetin ku njerëzit ndihmohen dhe trajtohen me respekt e dinjitet. Bashkë” shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *