Veliaj bën lëvizjen e tretë: Më nxirrni nga burgu

Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar lirimin nga qelia. Do të vendoset ditën e mërkurë për kërkesën që ka paraqitur Veliaj për revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurisë.

Kjo kërkesë e kryebashkiakut pritet që të shqyrtohet nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Bani, i cili më herët firmosi masën e arrestit me burg për Veliajn.

Kryebashkiaku i Tiranës më herët apeloi masën e GJKKO në Apelin e Posaçëm, por shkalla e dytë e gjyqësorit vendosi të rrëzojë kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Erjon Bani në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë që u mbajt në Gjykatën e Posaçme.

Paraditen e 13 marsit gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *