“ULK HOLDING”/ Termoizolues në Francë ndërsa në Shqipëri investitor në bregdet. Kush është Shqiprim Jakupi 30 vjeçari që me 6 veta brigadë do ndërtojë hotele

Ky që shihni në foto është Shqiprim Jakupi shqiptar i lindur në Kosovë më 1998 i cili herët emigroi me gjithë familjen në Francë. Shqiprimi merret me termoizolime. Punë të vogla termoizoluese në qytetin ku jeton, në Rene ishin punët e para të Shqiprim Jakupit. Më pas bashkë me disa shokë të tij, ustallarë në termoizolim Shqiprim Jakupi në adresën ku banon në Rene të Francës regjistroi një kompani. Me 21 prill 2023 në adresën Rue du Bios 35135 Chantepie u themelua kompania ULK Holding që si objekt veprimtarie ka punët e vogla të tipit izolime, termoizolime, hidraulike, lyerje etj. Një brigadë normale që me djersën e ballit punon dhe jeton.

 

Deri këtu çdo gjë duket në rregull. Por pikëpyetjet fillojnë të ngrihen gjashtë muaj më pas. Më datë 11 tetor 2023, rreth gjashtë muaj pasi kishte hapur kompaninë në Francë, shtetasi Shqiprim Jakupi vjen në Shqipëri dhe themelon kompaninë ULK Invest e cila kompani mëmë ka ULK Holding që zotërohen nga i njëjti person por e regjistruar në Francë.

 

E nëpërmjet kompanisë ULK INVEST, Shqiprim Jakupi me firmë të Edi Ramës tashmë ka fituar të drejtën për të ndërtuar në bregdetin shqiptar. Konkretisht në një nga mbledhjet e fundit të Këshillit të Territorit, qeveria shqiptare ka firmosur leje ndërtimi me vendodhje në Radhimë për projektin “Ondee Hotel”. Hoteli me gjithë katet nëntokë ka në total shtatë të tilla.

 

Bregdeti ynë i mrekullueshëm me patjetër që meriton dhe duhet të zhvillohet, por qeveria dhe Edi Rama që sic kanë thënë hedhin firmat fap e fap, do të ishte e udhës që të kontrolloheshin se cilët janë këta investitorë 30 vjeçarë? Çfarë kapitali dhe të kaluare kanë? A janë të ligjshme burimet e financimit apo mendoni që thjesht një kredi në bankë e zgjidh këtë punë?

 

Dhe mbi të gjitha, a ka filtra kontrolli për individët dhe grupet që ato përfaqësojnë?

 

Cili është dhe kush fshihet pas Shqiprim Jakupit, 30 vjecarit termoizolues që do ndërtojë 7 kate hotel në Radhimë?

 

-Vijon-

 

*NDALOHET KOPJIMI APO RIPUBLIKIMI I KETIJ ARTIKULLI PA MIRATIMIN E REDAKSISE

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *