TRONDITËSE/ Drejtoresha e “Strehëzës së kafshëve” e Bashkisë Tiranë Hermioni Hajdinaj helmon qenushët dhe macet e rrugës, ku shkojnë miliarda lek dhe përse nuk arrestohen vrasësit

Një video tronditëse ka mbërritur në redaksinë e priza.al nga një ngrup animalistësh apo thënë në shqip, kafshëdashësish. Janë individë nga fusha të ndryshme, të cilët secili me mundësitë e veta kujdeset për katërputroshët e rrugëvë. Dhe këta individë e kryejnë këtë thjesht si detyrë morale dhe qytetare nga ana e tyre, sepse përtej qytetarisë dhe njerzillëkut ka një ligj.

Bashkia e Tiranës e përballur shpeshherë me situate të tilla, vendosi para pak viteve të inaguronte një strehës për kafshët diku në zonën e Tufinës. U investuan dhjetra milionë lek në mjedise, medikamente dhe çdo gjë tjetër që duhej që katërputroshët e rrugës të trajtohen me dinjitet.

Gjithashtu çdo vit në buxhetin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, aty nga dhe ku është në varësi “Strehëza” e Tufinës, jepen dhjetra milionë lek për trajtimin e këtyre rasteve.

Video që publikojmë më poshtë dhe fotot, janë tejet tronditëse. Në këto pamje tregohet drejtoresha e “Strehëzës” znj Hermioni Hajdinaj e cila së bashku me veterinerin e qëndrës Dhimitër Papin dhe punonjësen Arbëresha Kaimi, me dorën e tyre kanë helmuar qen dhe mace në zonën e “Çajupit” në kryeqytet.

Është kriminale dhe e papranueshme që ndërkohë që ka ligje që mbrojnë jetën dhe dinjitetin e katërputroshëve si dhe jepen miliarda lek në vit, që drejtues si Hermioni dhe veterinerë si Dhimitri të dalin rrugëve si “kasapë” duke vrarë katëptroshë.

Redaksia e priza.al i bën thirrje Policisë së Shtetit që pamjet që shfaqen në këtë video, duke patur si protagonistë kryesor personin që duhej të kujdesej për katërputroshët, të mos mbeten pa ndëshkim.

Njëkohësisht falenderojmë komunitetin e kafshëdashësve të cilët të alarmuar, kërkojnë ndihmë tek media, aty ku gjërat thuhen pa frikë dhe censurë.

Krimi i mësipërm, që është një rast i përsëritur, urojmë që jo vetëm të jetë i fundit por të mos kalojë në heshtje, ashtu siç është kthyer në zakon në këtë vend. Hesht, se mbase skandali harrohet!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *