Tentoi të vriste kushëririn, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar i cili tentoi që të vriste me armë zjarri kushëririn në shtator të 2024.

29-vjeçari me iniciale M.N., në bashkëpunim me babanë dhe vëllain e tij gjatë një konflikti ka tentuar që vrasë kushëririn e tij E.N.

Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *