SPAK kërkon një vit burg për kryebashkiakun socialist të Devollit

SPAK kërkon një vit burg për Eduard Duron, kryebashkiakun e Devollit, nën akuzën “shpërdorim detyre”. Duro akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër.

Vetë Duro mohoi akuzën duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *