SPAK dërgon për gjykim ish shefin e Antidrogës në Durrës

Prokuroria e Posacme ka përfunduar hetimet në lidhje me Gazmir Preçin ish shefin e Sektorit të narkotikëve në policinë e Durrësit dhe ka dërguar kërkesën për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Gazmir Preçi akuzohet për vepraën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas hetimeve ai ka kërkuar dhe ka marrë një shumë monetare në vlerën 10 000 euro B.T., në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.

Hetimet e këtij procedimi u kryen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *