Sokol Meqemeja na helmon me Wudy, KLSH zbulon skandalin, AKU sdi se çfarë të thotë, popullit salçiçen

Në shtator të vitit 2022 Italia u trondit nga lajmi tragjik se 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa 61 të tjerë janë infektuar pasi te salçiçet “Wudy”, u konstatua prania e agjentit të huaj “Listeria monocytogenes”.

Ky bakter mund të shkaktojë infeksion të gjakut, ndërsa në raste më të rënda prek sistemin nervor.

Salçiçet “Wudy”, më praninë e bakterit të rrezikshëm janë importuar në vendin tonë nga subjekti “Frigo Food”.

Administratori i subjektit Sokol Meqemeja për të qetësuar qytetarët, konsumoi “live” salçiçet.

“Ora investigim” ka arritur të sigurojë një audit të kryer nga KLSH në 13.10.2023, që zbulon skandalin ushqimor të ndodhur në vend.

Ky audit nuk u publikua asnjëherë në faqen zyrtare të KLSH-së, duke fshehur të vërtetën e hidhur që ndodh në institucione shtetërore dhe subjekte private.

Teksa Italia raportonte njerëz që humbisnin jetën dhe dhjetëra të tjerë të infektuar si pasojë e konsumimit të salçiceve “Wudy”, AKU për të mos prishur imazhin e subjektit privat nuk ka publikuar në faqen e saj zyrtare njoftim për konsumatorin, duke i lënë blerësit të ekspozuar ndaj rrezikut.

Sipas KLSH në faqen zyrtare të AKU, nuk është publikuar njoftim për konsumatorin.

Sikur të mos mjaftonte ky fakt, inspektorët e AKU u bënë palë me subjektin, duke manipuluar shifrat e produktit të kontaminuar që ishte hedhur në treg.

Sipas raportit të KLSH rezulton se në Shqipëri ka hyrë 21.7 ton produkt më tepër nga sa deklaroi AKU.

Më alarmante bëhet situata kur 2 ditë pas njoftimit për heqjen nga tregu të produktit salçiçe “Wudy”, me prezencë të “Listeria monocytogenes”, ai vijonte te shitej në markete, duke sjellë risk serioz për konsumatorin, dhe sipas KLSH për këtë shkelje përgjegjësia i faturohet Jeta Dedës, ish-Drejtoreshë e AKU.

Sipas raportit të KLSH që nuk u bë asnjëherë publik ne Shqipëri u shitën në total 323.6 ton salçiçe që ia ka rrezikuar jetën konsumatorit.

Teksa institucionet heshtin, kambanat e alarmit bien për qytetarët: të konsumosh ushqim të sigurt nuk është më garanci por është luks.

©OraNews

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *